Gjergj Vyshka 31.01.2016 22:05
Në morinë e veprimtarive ndërkombëtare që mundja shqiptare ka për vitin 2016 janë edhe tre turne kualifikues për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Ato do të zhvillohen përkatësisht në Zrenjanjin të Serbisë, në Uzbekistan dhe në Turqi.
E një kandidat është edhe Egzon Shala, i cili për shkak të ndryshimit të shpeshtë të kategorisë së peshës trupore, nga 97 kg në 125 kg dhe anasjellas, nuk ka dhënë më të mirën në 2015.
“Por ne e kemi mbështetur me mënyrat tona, – ka deklaruar presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba. – Shpresojmë që 2016-ta të jetë një vit më i mirë për të.”
“Sikundër shpresojmë të jetë edhe dhe për Islam Islamajn, që zuri vendin e pestë në Lojërat e para Olimpike Evropiane”, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris mundjen shqiptare.”
“Gjej rastin të falënderoj të gjithë mundësit, trajnerët dhe gjyqtarët për gjithçka që kanë dhënë në 2015-ën, kurse viti 2016 të jetë ai i sukseseve për ne”, – ka përfunduar Biba, kurse Shala sot do të ketë një paraprovë në Builgari, ku dhe po stërvitet.