Gjergj Vyshka 31.01.2016 12:05
Lidhur me situatën e krijuar pas takimit në Lozanë ka reaguar edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i cili në fakt ka parashikuar edhe një konferencë shtypi ditën e martë. Sipas të parit të olimpizmit shqiptar nuk është as në interes të KOKSH, por as të mundjes që ky sport nga ndërkombëtarët.
“Së pari, – thotë Bezhani, – më duhet të sqaroj se ne as kemi ndërhyrë dhe as ndërhyjmë në punët e brendshme. Por, në momentin që nuk njeh KAS-in, apo vendimet e tij, që është shprehur tre herë në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 majit, atëherë do të thotë që nuk na njeh dhe ne.”
“Sepse është e parashikuar për çdo anëtar të KOKSH njohja e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv, – ka vijuar kreu i lëvizjes olimpike shqiptare. – Nuk je i kënaqur me të, atëherë mund të shkosh në Gjykatën e Lozanës. Ky ka qenë sqarimi ynë edhe me dokumenta, edhe ato kanë qenë të mendimit për ta bllokuar.”
“Por ne nuk kemi qenë dakord”, – ka përfunduar sqarimin e tij Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Megjithatë për më shumë, por edhe duke folur me gjuhën e dokumenteve, Bezhani pritet të dalë në konferencë për shtyp të martën.