AlbanianSport.com 07.02.2016 22:05
ASNN – I menjëhershëm ka qenë reagimi i inspektorit të klubit shumësportësh “Apolonia”, Baftjar Abazi, që i gjendur në asamblenë e boksit i është përgjigjur interesimit të tij. Sipas tij mundjes së Apolonisë dhe trajnerit Ferko i është ofruar një mjedis 3-katësh ku ka mundësi për gjithçka.
“Mirëpo ata kërkojnë të vazhdojnë të stërviten në fshat, – ka sqaruar zyrtari fierak. – Le të më thonë se sa sportist kanë sjellë në kampionatin e të rriturve që duhet të vazhdojnë në klubin tonë. Kemi një shef klubi shumësportësh jurist dhe që i njeh rregullat e lojës dhe nuk mund të mbajmë sporte që nuk prodhojnë.”
“Por mjedisi i ofruar është në kushte komode, paçka se ata duan të vazhdojnë të bëjnë mundje në fshat”, – ka përfunduar inspektorit të klubit shumësportësh Apolonia, Baftjar Abazi.