Gjergj Vyshka 23.11.2016 10:45
Mundja shqiptare është gati për veprimtarinë e fundit të vitit 2016. Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të Të Rriturve, që të shtunën do të zhvillohet në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Duke nisur nga ora 09:00 e deri në 14:00 në të dy stilet, klasike dhe të lirë, mundësit më të mirë në vend do të masin forcat e tyre për veprimtarinë më madhore të këtij sporti, kampionatin e të rriturve.
Ndërkohë, sipas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, nga ora 12:00, deri në 12:30, do të zhvillohet dhe ceremonia e hapjes.
“Do të shohim se çfarë na ka mbetur nga fondi vjetor i këtij viti dhe mund të bëjmë një aktivitet individual, ose të japim shpërblim për të gjithë kampionët”, – ka sqaruar nr. 2 o organizmit që qeveris futbollin shqiptar.
“Por, sidoqoftë, në qendër të vëmendjes sonë është kampionati i të rriturve”, – ka përfunduar Spahiu, kurse kështu mundja shqiptare bëhet gati për veprimtarinë e fundit të 2016, një veprimtari që do të transmetohet nga kanali sportiv, “Telesport”.