Gjergj Vyshka 25.03.2016 12:55
Federata Shqiptare e Mundjes, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Ndriçim Spahiu, ka lajmëruar se të shtunën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të zhvillohet turneu mbarëkombëtar për të rinj.
Një turne që mban emrin e mjeshtrit “Abedin Lame”, ndërsa në të do të marrin pjesë mundës nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë.
Turneu do të jetë nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërsa në ora 12:00 deri në 12:30 do të jetë ceremonia e hapjes së kësaj veprimtarie.