Gjergj Vyshka 30.10.2015 12:15
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka lajmëruar se në këtë fundjavë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Mundjes për Të Rinj, në dy stilet, të lirë dhe klasike.
Kampionati do të nisë në ora 09:00 dhe do të përfundojë në ora 14:30, ndërsa në ora 12:30 do të zhvillohet ceremonia e hapjes, ku, siç është bërë traditë, pritet të nderohen edhe figura të këtij sporti.
Nuk duhet harruar që mundja është kthyer me tre medalje nga Kampionati Ballkanik i Stambollit, që është një vlerë e shtuar për këtë sport, i cili drejtohet nga Martin Biba dhe Ndriçim Spahiu.