Gjergj Vyshka 12.01.2014 21:25
Federata Shqiptare e Mundjes është institucioni i radhës i sportit shqiptar që tashmë do të bëjë analizën e saj vjetore. Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj Federate, Ndriçim Spahiu, kjo asamble e zakonshme e mundjes shqiptare do të bëhet në mjediset e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve.
Nuk duhet harruar se vitit 2014 është shoqëruar me probleme për mundjen shqiptare, e cila pati bërë dy asamble zgjedhore. Më 21 dhjetor 2013 u zgjodh president Muhamet Malo, i cili në ditët e para të janarit u dorëhoq. Kurse më 3 mars 2014 u rizgjodh president Martin Biba.
Ajo që duhet thënë është fakti se mundja shqiptare ka pasur dhe rezultatet e saj pozitive në arenën ndërkombëtare. Dhe shumë shpejt pritet që të jetë me sportistë të kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Ndaj për të gjitha objektivat e vitit 2015 dhe për të bërë analizën e punës së një viti më parë, mundja shqiptare ka vendosur që të jetë në analizën e saj vjetore të premten.