Mundja analizon 2017-ën, Presidenti Biba: Ky, një vit shumë i mirë!

Share Button

AlbanianSport.com 25/02/2018 07:35

ASNN – Mundja shqiptare ka analizuar të premten në mesditë vitin 2017-të, ndërsa ka shpallur dhe objektivat për 2018-ën. Në prezencë të shefit të politikave dhe strategjive për sportin dhe rininë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Arjan Konomi, mundja ka evidentuar se viti 2017 ka qenë i mirë. Sepse, të paktën edhe sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, vendi i 5-të në Botërorin e Të Rinjve të Eriglent Prizrenit, titujt “kampion Ballkani” të Paris Karepit dhe Eriglent Prizrenit, apo dhe medalja e bronztë e Boris Frrokajt tregojnë që mundja ka rritje.

“Unë, – thotë Biba për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, – do ta cilësoja një vit të mirë, sepse kemi pasur dhe medalje të tjera. Së paku kemi bërë 18 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kjo me një “grant” fare të vogël. Mos harroni që kemi pasur dhe aksidente si ai i sportistit premtuesm Leonard Frrokajt, që për fatin tonë të mirë tashmë e ka kaluar rrezikun dhe është duke u rehabilituar në një qendër në Soçi. Megjithatë them se po vjen një brez në rritje që do të ketë dhe rezultate më të mëdha.”

E pyetjes së “Sport Ekspres” se çfarë mund të kishin bërë më tepër në 2017-ën, Biba do t’i përgjigjej me “financa më të mëdha”. “Nëse do të kishim pasur financa të mëdha do të kishim dërguar me shumë ekipe në turne ndërkombëtar, por do të kishim dhe ekipe kombëtare më të plota, kjo dhe në uniforma apo gjithçka tjetër që do të rregullonte pamjen e tyre të jashtme, – ka thënë ai. – Megjithatë tani jemi në ato kushte që kemi kërkuar dhe zhvillimin e Kampionatit Ballkanik të kadetëve dhe të rinjve më 2018-ën në Tiranë dhe po presim përgjigje.”

Por ndërkohë tek objektivat e 2018-ës, Biba do të këmbëngulte për më shumë medalje ndërkombëtare. “Tanimë, – thotë presidenti i mundjes shqiptare, – kemi një brez sportistët që janë të pjekur e që duhet të bëjnë hapin e madh për t’u ndeshur si të barabartë dhe me kundërshtarë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, apo Bjellorusia. Pra me vende që e kanë të zhvilluar mundjen. Besoj se do të kemi shumë medalje.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh