Gjergj Vyshka 17.02.2017 10:25
Veprimtaria e parë i mundjes shqiptare për vitin 2017, sipas lajmërimit që ka bërë nëpërmjet “Facebook” Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Ndriçim Spahiu, do të jetë pjesëmarrja në turneun e dytë mbarëkombëtar në Prishtinë.
I mbiquajtur “9 vite Pavarsi”, ndërsa Shqipëria e mundjes është pjesëmarrëse e përhershme në këtë aktivitet, ky aktivitet të premten e të shtunën do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Dhe Shqipëria e mundjes, kryesisht në stilin e lirë, do të drejtohet nga trajneri Fuat Brahi, kurse sportistë do të jenë: Oltion Bardhi, Emanuel Çekrezi, Elmaz Kryeziu, Eriglend Prizreni, Ordis Lila, Hans Mara, Dashnor Koka, Paris Karepi.
Dhe Shqipëria e mundjes në këtë aktivitet gjithnjë ka marrë medalje e Kupë. Kështu duhet të ndodhë dhe këtë vit, ndaj dhe merret pjesë në Kupën e Pavarsisë në Kosovë, ndërsa do të gjykojë dhe gjyqtari Gani Gegolli.