Muhametaj: Shteti të bëjë më tepër për infrastrukturën sportive në vend (II)

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Kamza-Basket-kampione-2013-Muhametaj-Pushim

Adriatik Balla 24.08.2015 09:35

Prej kohësh flitet për mungesën e mjediseve sportive dhe qeveritë që ia lëshojnë vendin njëra-tjetrës bëjnë shumë pak në këtë drejtim, duke bërë që basketbolli ynë të mbetet në nivel mediokriteti. Gjithsesi, premtues është fakti se ka talente, ka të rinj që angazhohen dhe dëshirë për të punuar, por bëhet shumë pak për t’u dhënë një të ardhme sportive këtyre elementëve.

Duke folur për këto probleme, trajneri i njohur i Kamza Basket, Adem Muhametaj, shprehet për gazetën “SOT” se në Shqipëri basketbolli, ndryshe nga Kosova që e trajton si sport primar, trajtohet i dorës së dytë. Dhe duke u vlerësuar në këtë formë, ndaj tij ka humbur interesimi apo kujdesi i duhur nga institucionet, dëshmuar me investimin e paktë në palestra dhe infrastrukturë sportive në tërësi.

Muhametaj komenton edhe ecurinë e Kamza Basket në basketbollin shqiptar, pretendimet për titullin dhe pjesëmarrjen vitin e ardhshëm në Ligën Ballkanike. AlbanianSport.com do t’jua sjellë të plotë dhe në dy pjesë intervistën që trajneri i basketbollit, Adem Muhametaj, dha për të përditshmen shqiptare “SOT”, dhe sot është pjesa e parë, ndërsa e dyta dhe e fundit, nesër .

 

– Është marrë një vendim nga FIBA Evropë (federata evropiane e basketbollit) për mosnjohjen e “Asllan Rusit” për ndeshjet ndërkombëtare, për shkak të mungesës së kushteve. Si do të jetë zgjidhja në mungesë të tij? Së dyti, a ka skuadra juaj, Kamza, një plan për Ligën Ballkanike dhe pse ajo nuk u bë pjesë e saj që këtë sezon?

– Basketbolli ynë e ka problem të hershëm çështjen e mjediseve dhe për këtë është folur shumë, sepse pa infrastrukturë nuk mund të pretendohet të bëjmë basketboll cilësor. Pa infrastrukturë s’do të kemi as kampionat cilësor e as do të mund të rivalizojmë në rang ndërkombëtar. Kjo gjë është e provuar tashmë. Sa i takon Pallatit të Sportit, duhet thënë se ai nuk i plotëson standardet dhe për FIBA-n standardet janë të shenjta. Ne nuk kemi mjedise që i plotësojnë kushtet apo parametrat që kërkohen në nivel evropian. Të jemi të vetëdijshëm për këtë gjendje shqetësuese që kemi në infrastrukturë, pasi ky është dhe problemi ynë më i madh. Që të kalohet kjo gjendje duhet investuar për të pasur ambiente moderne dhe ne si komunitet kemi folur për këtë dhe e kemi ngritur zërin. Sa i takon pyetjes tuaj të dytë, mbi pjesëmarrjen e mundshme të Kamzës në Ligën Ballkanike, mund të them se kanë qenë pikërisht këto kushte të dobëta të mjediseve që na kanë penguar. Por ne kemi në projekt të marrim pjesë në Ligën Ballkanike edicionin e ardhshëm. Deri atëherë do të kemi dhe kohën e duhur, por edhe mjedisin për të zhvilluar ndeshje me nivel. Është në të mirë të basketbollit tonë që një skuadër jona të jetë pjesëmarrëse në këtë veprimtari.

– Vendimi për “Asllan Rusin” është dhënë së fundmi. Si ka mundësi që impianti u degradua deri në këtë pikë?

– Impiantet duhen rikonstruktuar, duhen ndërtuar të reja dhe duhen mirëmbajtur sipas parametrave që kërkohen. Gjendja e Pallatit të Sportit është e keqe, ky është realiteti. Por, siç thashë, ne në vazhdimësi kemi pasur probleme me mjediset dhe kushtet teknike në tërësi. Kemi pasur probleme me tabelat, me sistemin elektronik me vijëzimet etj, pra lloj-lloj problemesh. Natyrisht që Federata ka logjikën e saj, klubet kanë logjikën e tyre, por e përgjithshmja që duhet thënë është se shteti duhet të bëjë më shumë në infrastrukturë, gjë që ka munguar. Ne në Kamëz, falë edhe mbështetjes së Bashkisë, i kemi kushtet më të mira, sepse palestra jonë është e re dhe në tërësinë e saj është brenda parametrave të kërkuar. Jo rastësisht, ne kemi një skuadër të fortë e pretendente.

– Meqë flasim për Kamza Basket, cila janë objektivat e saj? Po gjendja e skuadrës tuaj në përgjithësi?

– Kamza ka tre vjet që dominon basketbollin tonë dhe tre vjet që fiton. Një dominim i bazuar mbi punë e rezultate. Edhe për sezonin e ri ne jemi pretendentët kryesorë për titull dhe synojmë të fitojmë trofe. Kemi besim për sezonin e ri dhe ky besim lidhet me grupin, me merkaton që kemi bërë dhe natyrisht me përkushtimin e të gjithëve që skuadra jonë të jetë sërish kampione.

– Vllaznia kishte pritshmëri shumë më të mëdha, ka dhe një pallat sporti, ka dhe premisa, pra nuk është e lehtë përballë tyre, apo jo?

– Vllazninë ne e kemi dominuar bindshëm, ia morëm të gjitha, edhe Superkupën e kemi fituar ne gjatë këtyre viteve të fundit. Janë dhe ata skuadër me ambicie, por siç thashë ne (Kamza) jemi pretendentët kryesorë.

– Folët për merkato. Cilët janë lojtarët që keni në plan t’i afroni, a mund të na thoni emra?

– Ne po bëjmë një merkato aktive, jemi në tratativa me disa lojtarë dhe fatmirësisht kemi pasur mbështetjen e Bashkisë në të gjitha këto lëvizje, gjë që na ka bërë një klub të besueshëm dhe të kërkuar. Për momentin nuk mund të përmend emra, por po punojmë për të qenë sërish kampionë.

– Çfarë parashikohet në kampionatin e ri? Pra si do të jenë forcat në garë?

– Ju po flisni për rivalitetin midis ekipeve. Është e qartë se ka dhe skuadra të tjera që kanë ambicie për trofe, sigurisht, por Kamza mendoj se qëndron më lart për disa arsye, që lidhen jo vetëm me kushtet e saj të ambientit, por edhe organizimin dhe mbështetjen që ka klubi jonë. Kuptohet, janë disa skuadra që kanë shprehur dëshirë për titullin. Ka disa “çoroditje” rreth numrit të pjesëmarrësve në garë, por praktikisht janë dy grupe, A dhe B. Në grupin A janë skuadrat e Vllaznisë, Tiranës, Kamzës, Partizanit, Flamurtarit dhe Teutës, kurse në grupin B varet se sa do të bëhen deri në prag të startit të garës.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh