AlbanianSport.com 06.06.2016 16:15
ASNN – Në një konferencë për shtyp, Bob Gunel, zëdhënësi i familjes Ali ka treguar disa nga detajet e orëve të fundit të jetës së legjendës së madhe të boksit botëror.
Dukej sikur do të ishte një tronditje e shkurtër, por më pas ka hyrë në një shok septik që ka shkaktuar dhe vdekjen.
“Orët e fundit i ka kaluar me të gjithë familjen dhe nuk ka vuajtur”, – ka sqaruar Gunel, i cili ka konfirmuar që ceremonia mortore do të jetë private të enjten në Luisvillë.
E një ditë më pas në një transmetim për të gjithë botën do të jetë ceremonia mortore për publikun. Oratorët do të jenë të një cilësie të lartë si Bill Klinton, aktori Billi Kristal dhe gazetari Brajan Gumbel. Riti do të jetë mysliman, por i hapur për të gjithë.