Gjergj Vyshka 11.06.2016 08:35
Muhamed Ali, legjenda e boksit botëror, është përcjellë mes nderimeve dhe respektit në banesën e fundit në Luisvilë. Në fakt ka qenë një varrim që ka zgjatur dy ditë, sepse të enjten është bërë sipas ritit mysliman, kurse dje ka qenë e hapur për të gjithë publikun. Kanë qenë të pranishëm mbi 16.000 vetë, mes tyre dhe medalistë olimpik të vitit 1960.
Por jo vetëm kaq, por dhe figura të politikës botërore dhe kryetar shtetesh mes të cilëve dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i dytë, dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Një mungesë e madhe ka qenë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, që ka qenë i impenjuar në ceremoninë e diplomimit të vajzës së madhe, Malia. Dhe për të sjellë mesazhin e tij ka ardhur këshilltarja më e afërt, Valerie Xharret, e cila ka lexuar dhe një deklaratë publike të ardhur nga Shtëpia e Bardhë. Nuk kanë munguar përshëndetje ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, që në ceremoninë për homazhet ndaj Muhamed Ali ka mbajtur një elegji të gjatë.
Ashtu sikurse duhet theksuar janë kryer dy rite për përcjelljen e Muhamed Ali për në banesën e fundit, që është ndarë nga jeta më 3 qershor në moshën 74 vjeçare për probleme të rënda në frymëmarrje. Italia është përfaqësuar nga Fiona Mej dhe Nino Benvenuti. Në ceremoninë e tij kanë përshëndetur edhe senatori Orin Hatsh, Rabi Majkëll Lerner, Bill Kristal, Brajan Gumbert. Por kanë qenë të pranishëm dhe bashkëkohës të tij.