AlbanianSport.com 31/01/2019 16:15
ASNN – Lëb, Ogier, Sainz, Vatanen, etj, ish-kampionë e botës në “Relli” u nderuan nga Federata Ndërkombëtare e Automobilave (FIA), me përfshirjen e tyre në “Hollin e saj të Famës”, në një ceremoni të zhvilluar në Paris. Karlos Sainz, kampion spanjoll i “Relli”-t u ndje tepër i nderuar për këtë pasi jo të gjithë mund ta kenë këtë nder. “Kjo është një mundësi e mrekullueshme”, – tha ai.
“Kam takuar sot shumë pilotë, të cilët ndoshta nuk do të kisha mundësi t’i takoja ndonjëherë, – vijoi spanjolli. – Ne duhet ta bëjmë këtë më shpesh edhe ndoshta duhet të riorganizojmë në një mënyrë tjetër, është e mrekullueshme të takohemi dhe të ndajmë disa kujtime”. Masimo Biasion, kampion italian i “Relli”-t kujton me nostalgji fitoret e tij dhe i vjen keq është i vetmi pilot italian aty.
“Unë jam shumë krenar për këtë, sepse kur konkurroja, nuk i pëlqeja aq shumë fitoret e mia, – ka deklaruar ai. – Tani pas shumë vitesh jam shumë krenar për atë që kam bërë në të kaluarën. Më pëlqejnë këto çmime e njëkohësisht më vjen keq që jam i vetmi pilot italian këtu”. Ndërsa Didier Oriol, kampioni francez i “Relli”-t u shpreh se kjo është një festë e madhe e sportit të automobilave.
“Para së gjithash, është një festë e madhe e botës së sportit të automobilave, – deklaroi ai. – Na jep mundësinë të takohemi me pilotët e viteve të mëparshme, ata më të rinj e ata të brezit më të ri. Është një nder të jemi të pranishëm në këtë “Holl të Famës” së Federatës Ndërkombëtare e Automobilave (FIA).”