AlbanianSport.com 10/01/2019 19:35
ASNN – Stéfan Peterhansel, ka bërë paraqitjen e tij më të mirë teksa ka dominuar në etapën e 3-të të “Dakar 2019”, duke marrë kështu përkohësisht, kreun e renditjes. Pas 798 km, pas 3 etapave të para, Peterhansel, i mbiquajturi “Z. Dakar” ka thelluar diferencën me kundërshtarët e tij.
Humbësi më i madh i kësaj etape është Sébastien Lëb me “Peugeot”. Nëntë herë “kampion i botës” ka kalua një ditë të komplikuar, duke e përfunduar garën në 42 minuta dhe 55 sekonda prapa liderit Peterhansel, duke u renditur në vendin e 8-të. Ditë e vështirë edhe për Karlos Sainzin.
Mbajtësi në fuqi i trofeut u detyrua të ndalojë për gati një orë pasi iu ça një gomë. Tek motorët, fati i ka buzëqeshur Havier Soultratit, me “Jamaha”, i cili ka fituar 15 sekonda ndaj ndjekësit të tij, kilianit Pablo Kintanila. Megjithatë ky i fundit ka marrë kryesimin e renditjes me 11 minuta 23 sekonda epërsi ndaj argjentinasit Kevin Benavides me “Honda”. Etapa e 4-t e Dakarit është në jug të Perusë.