AlbanianSport.com 07.06.2015 17:40
ASNN – Me një pjesëmarrje prej 220 garuesish nga 22 shtete të botës ka nisur edicioni i 11-të i “Relli Albania”. Pjesëmarrësit në të do të përshkojnë rreth 1800 km rrugë nëpër Shqipëri për t’u kthyer të shtunën në Tiranë, ku do të marrin kupat përkatëse. Të dielën ka ngritur siparin në Tiranë edicioni i 11-të i “Relli Albania”.
Në këtë veprimtari marrin pjesë rreth 220 pilotë nga 22 shtete të ndryshme të botës, të cilët konkurrojnë me në 3 kategori, motorë, makina dhe “quad”. Duke qenë se jemi në ethet e fushatës elektorale, edhe kjo veprimtari nuk i ka shpëtuar shfrytëzimit për qëllime politike.
Kjo sepse ceremonia e nisjes së garës u përshëndet nga kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj, i cili në edicionet e para të kësaj veprimtarie ka qenë edhe vetë garues. Në “Relli Albania 2015” konkurrojnë 110 motora, 30 makina dhe disa “quad”, të cilët do të përshkojnë rreth 1800 km rrugë. Të shtunën garuesit do të kthehen në Tiranë për të marrë trofetë përkatës.