Moto GP / Zyrtare: Vinjales nuk është më pilot i “Jamaha”-s

Share Button

AlbanianSport.com 20/08/2021 16:35

ASNN – Të dy palët kanë rënë dakord të ndërpresin kontratën para kohe. “Jamaha” dhe Maverik Vinjales kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin midis tyre. Edhe pse kishin ende një vit kontratë, të dy palët kanë rënë dakord që ajo të mos zbatohet më. Spanjolli është tashmë një pilot i lirë, ndërsa skuadra japoneze është në kërkim të një piloti zëvendësues. Nuk kanë pritur fundin e sezonit për t’i thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Kështu, “Jamaha” dhe Maverik Vinjales kanë vendosur të mos bashkëpunojnë më.

Të dy palët kanë vendosur, që marrëveshja të ndërpritet me efekt të menjëhershëm dhe përpara afatit të parashikuar në kontratë. Lajmi është publikuar nga skuadra japoneze, e cila e kishte pezulluar Vinjalesi nga Çmimi i Madh i Austrsië, pasi kishte konstatuar se piloti spanjoll në garën e Shtajermarkut, apo thënë ndryshe, Stirias. kishte dëmtuar në mënyrë të qëllimshme  motorin e tij “YZR-M1”. “Në Asen, “Jamaha” dhe Vinjalesi kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin e tyre para kohe”, – ka thënë drejtuesi i “Jamaha Motor Racing”, Lin Xhervis.

“Në një kohë që kontrata midis tyre përfundonte në 2022, të dy palët kanë vendosur që çdo gjë të mbyllet që tani”, ka shtuar, ndërsa më tej ka sqaruar se: “Gara e Çmimit të Madh të Shtajermarkut nuk shkoi mirë. Si pasojë pas një reflektimi të thellë nga ana e të dy palëve, u mor vendimi unanim që do të ishte mirë që bashkëpunimi midis “Jamaha”-s dhe Vinjalesit të mos vazhdonte më. Për pasojë, piloti është i lirë të vazhdojë karrierën e tij në skuadra të tjera, ndërsa “Jamaha” të përqendrohet në garat e mbetura të sezonit 2021.”

Ndërkohë, skuadrës japoneze i duhet të mendojë të zëvendësojë vendin bosh të pilotit. Duke i shprehur mirënjohjen Vinjalesit, Xhervis kujton punën e bërë së bashku gjatë 4 viteve  e gjysmë, që kanë sjellë 8 fitore në gara, 24 podiume dhe dy vende të 3-ta në renditjen e përgjithshme për pilotë në 2017-ën e 2019-ën.” Me të njëjtat fjalë ka folur edhe piloti spanjoll. “I jam shumë mirënjohës “Jamaha”-s për mundësinë e madhe që më dha, – ka thënë ai. – Për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë këtyre 4 vite e gjysmë në gara.”

“Shikoj me krenari rezultatet që kemi arritur së bashku, – ka vijuar piloti spanjoll i skuadrës japoneze. – Do të kem gjithnjë një respekt të veçantë për “Jamaha”-n dhe u uroj atyre më të mirën.” Kështu, Maverik Vinjalesi është që tani i lirë të mendojë për sezonin e ardhshëm, kur do të jetë me skuadrën e “Aprilia”-s, së bashku me Aleiks Espargarònë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh