Moto GP / Vinjales: Uroj të kemi nxjerrë mësime nga La Manshi

Share Button

AlbanianSport.com 21/05/2019 20:10

ASNN – Spanjolli i “Jamaha”-s reflekton mbi rrëzimin për herë të dytë këtë sezon. Në fillim ishte Argjentina, pastaj erdhi Franca. Për pilotin spanjoll të “Jamaha”-s, Maverik Vinjales, u godit, për herë të dytë këtë sezon, nga një tjetër pilot, gabimi i vërtetë u bë që të shtunën pasdite, që në provat zyrtare të Çmimin e Madh të Francës në La Mansh. Maverik Vinjalesi u godit, për herë të dytë këtë sezon, nga një tjetër pilot, por për spanjollin, gabimi i vërtetë u bë që të shtunën pasdite.

Në fillim ishte Argjentina, pastaj erdhi Franca. Piloti i “Jamaha”-s nuk ka qenë edhe aq me fat këtë sezon, pasi së fundmi ishte një përplasje me Françesko Banjajas e “Pramak”-ut në Çmimin e Madh të Francës në La Mansh, e cila erdhi pas asaj me Franko Morbidelin e “Jamaha”-s kliente në pistën argjentinase të Termas de Rio Hondo. Sikur t’i kishte mbyllur këto dy gara, është e sigurt se Vinjalesi nuk do të ishte në vendin e 10-të të renditjes së pilotëve.

Por edhe me një hendek prej plot 65 pikësh që e ndan nga kryesuesi aktual dhe kampioni në fuqi, Mark Markezi. Në fakt, Çmimi i Madh i Francës po shkonte mirë, sidomos pasi kishte siguruar një vend të 3-të në provat e lira, por gjithçka shkoi keq më pas në provat zyrtare. “Të them të drejtën, nuk mund të bëja asgjë, – thotë piloti spanjoll, duke i referuar incidentit në kthesën e 12-të me Banjajan. “Po në atë çast, unë po përpiqesha të parakaloja Aleiks Espargaronë”, – shtoi 24-vjeçari.

Ai e pranon se ai dhe skuadra e tij gabuan me strategjinë e zgjedhur në seancën e dytë të provave zyrtare, edhe pse ishin favoritë të fundjavës, duke u detyruar të kënaqeshin me nisjen nga veni i 11-të. “Sidoqoftë, unë mendoj se është e rëndësishme që të kuptojmë se në fundjavë, gabimi u bë të shtunën, ku ne, që të jem i sinqertë, gabuam me strategjinë e zgjedhur, – vijoi piloti spanjoll i “Jamaha”-s. – Pastaj, kur e fillon garën nga vendi i 11-të, dihet se çfarë mund të presësh.”

“Kështu që ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe t’i kuptojmë gjërat, të shohim sesi e nisëm fundjavën shkëlqyeshëm dhe e mbyllëm me 0 pikë. Prandaj duhet të kuptojmë dhe të nxjerrim mësime. Ne duhet të bëjmë kujdes në provat zyrtare, aty ku synimi duhet të jetë radha e parë ose e dytë e nisjes, dhe shpresoj që në garat e ardhshme të mos i përsërisim më këto gabime”, – përfundoi piloti spanjoll i “Jamaha”-s, Maverik Vinjales.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh