Moto GP / Vinjales rinovon, Kuartararo firmos me “Jamaha”-n, Rosi, në dilemë?

Share Button

AlbanianSport.com 29/01/2020 21:55

ASNN – Vinjalesi rinovon me “Jamaha”-n, ndërsa mbetet për t’u parë e ardhmja e Rosit, kontrata e të cilit ka skaduar. “Jamaha” ka vendosur t’i besojë sërish Maverik Vinalesit. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga testet parasezonale të MotoGP, piloti spanjoll ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022. Ai erdhi në skuadrën japoneze para 4 vitesh dhe ka marrë 6 fitore, është ngjitur 19 herë në podium dhe është nisur 9 herë nga vendi i parë, të cilat i dhanë mundësinë të jetë në vendin e 3-të në Botërorin e 2017-ës dhe atë të 2019-ës.

“Për mua ishte tepër e rëndësishme të jepja këtë lajm, para fillimit të sezonit, – ka thënë Vinjales, – sepse jam shumë i motivuar dhe dua të jem i përqendruar plotësisht për Botërorin e 2020-së. “Jamaha” është si një familje. Objektivi ynë kryesor është si gjithnjë, fitimi i Botërorit dhe ta çojmë “Jamaha”-n në vendin e parë. Do të bëj më të mirën time. Falë besimit të “Jamaha”-s, do të arrijmë të japim maksimumin.” Ndërkohë që edhe drejtori i “Jamaha Motor Racing”, Lin Xharvin, ka thënë fjalët e tij më të mira për pilotin spanjoll.

“E sollëm Maverikun në skuadrën tonë në 2017-ën, duke e ditur që është një talent. Është shumë i motivuar dhe i gatshëm të japë maksimumin. Parashikojmë një të ardhme të shkëlqyer për të dhe “Jamaha”-n. Vendimi i Maverikut për të firmosur edhe dy vite të tjera kontratë me ne, tregon besimin e ndërsjellë që kemi në misionin tonë të përbashkët drejt fitimit të titullit “kampion” në Moto GP”, – tha drejtori i skuadrës japoneze. Por cili do të jetë shoku i Vinjales tek “Jamaha”. Gjithçka mbetet për t’u parë, sidomos përsa i përket vendimit të Rosit.

Kontrata e pilotit italian është në skadim. Por ai do të shikojë njëherë si do të jetë motori i ri “Jamaha” dhe më pas të vendosë. Nëse gjithçka do të shkojë ashtu si dëshiron Rosi, atëherë do të firmosë për një ose dy vite me “Jamaha”-n. Në të kundërt i hapet rruga talentit të ri, Fabio Quartararo, i cili, në një zhvillim të vonshëm të së mërkurës, ka firmosur me skuadrën e “Jamaha”-s zyrtare për sezonin 2021-2022, duke ardhur nga skuadra kliente e “Petronas”-it. Kjo nënkupton tashmë se, sipas të gjitha gjasave, sezonin e ardhshëm, gjithnjë nëse do të vendosë të garojë, 40-vjeçarit do t’i duhet të gjejë një skuadër tjetër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh