Moto GP / Valentino Rosi, “zot shtëpie” në Muxhelo, niset i pari

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2018 20:20

ASNN – Janë zhvilluar sot provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë dhe kohën më të shpejtë e ka regjistruar veterani Valentino Rosi, i cili do të  niset i pari në garën e së dielës. Ashtu sikundër edhe provat zyrtare të shtunën, edhe kjo garë e së dielës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 13:45. Është pista e shtëpisë dhe ai ka dëshmuar se mbetet “i zoti i shtëpisë”.

Valentino Rosi ka dëshmuar se mbetet prapëseprapë një pilot i madh, teksa ka triumfuar në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, duke regjistruar kohën më të shpejtë, pasi e përshkroi xhiron në pistën e Muxhelos për 1 minutë, 46 sekonda e 208 të mijëtat. Në krah të numrit legjendar, 46, do të rreshtohet numri 99, një tjetër pilot me një karrierë po aq të pasur.

Është Horhe Lorenco i “Dukati”-it, rekordin e të cilit Rosi ka barazuar me 65 nisje nga vendi i parë në karrierë. Në fakt, vetëm 35 të mijëtat i kanë ndarë dy ish-shokët e skuadrës tek “Jamaha” , ndërsa rreshtin e parë do ta plotësojë një tjetër “Jamaha”, Maverik Vinjalesi, i cili shkëlqeu në seancën e dytë të këtyre provave zyrtare. Një tjetër djalë i shtëpisë, Andrea Ianone, i cili kishte kryesuar për shumicën e fundjavës, u detyrua të kënaqet me një vend të 4-t.

Pra do të niset nga rreshti i dytë, kurse përkrah tij do të rreshtohen Danilo Petruçi i “Pramak”-ut, i cili u ngjit në podium në garën e vitit të shkuar, si dhe kampioni në fuqi I botës, Mark Markez i “Repsol Honda”-s. Fituesi i garës së 2017-ës në Muxhelo, Andrea Doviciozo i “Dukati”-t do të niset nga vendin i 7-të, ndërsa  rreshtin e 3-të do të plotësojnë britaniku Kal Kraçlou i “LCR Honda”-s e Johann Zarko i “Monster Yamaha”-s.

Dhjetëshen e të parëve do ta plotësojë Aleks Rinsi i “Suzuki”-t.  Ashtu si provat zyrtare të shtunën, edhe kjo garë e së dielës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 13:45.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh