AlbanianSport.com 22.09.2016 12:30
ASNN – “Edhe pse doja të fitoja në Misano, mund të them që ka qenë një garë shumë e bukur”, – ka thënë Valentino Rosi, pas vendit të dytë në Çmimin e Madh të San Marinos, e sheh me shumë besim garën e radhës, e cila është në Aragonë.
“Në të gjithë garat e ardhshme, – thotë, – do të bëjmë më të mirën tonë për të marrë një rezultat shumë të mirë. Cirkuiti spanjoll ka kthesa të shpejta dhe të forta, pra do të jetë shumë e rëndësishme të kemi një motor të mirë, me një frenim të mirë.”
“Më pëlqen shumë pista, edhe pse nuk është një ndër të preferuarat e mia”, – shtoi italiani. “Jam i nxitur për të luftuar në pistën e shtëpisë, – thotë Horhe Lorenco, piloti tjetër i “Jamaha”-s, – dhe do të kërkoj të fitoj.”