Moto GP / Valentino Rosi, me shumë pikëpyetje pas Aragonit

Share Button

AlbanianSport.com 23/09/2019 20:00

ASNN – Veterani italian pranon çështjet teknike që vazhdojnë ta shqetësojnë skuadrën japoneze. Botërori i Moto GP-së ka zhvilluar në fundjavë garën e 14-të të këtij sezoni, dhe një nga më të pakënaqurit ka qenë Valentino Rosi. Problemet që në fillim me kontrollin e gomës së prapme bëri që ai ta ulë ritmin dhe shpejtësia e tij ishte shumë dobët. Por veterani italian këmbëngul se kjo nuk është çështje gomash, por një më tepër një çështje e skuadrës, e zgjedhjeve teknike të skuadrës japoneze.

Valentino Rosi ende nuk i kuptuar arsyet e atij ritmi të dobët në pistën e Aragonit gjatë Çmimit të Madh të Spanjës në Moto GP, që e la atë plot 23.6 sekonda prapa vendit të parë, në vend të 8-të. Piloti i “Jamaha”-s kishte zgjedhur të njëjtin çift gomash, të fortë të pasmen dhe të mesme të përparmen, sikundër edhe shoku i tij i skuadrës zyrtare, Maverik Vinjalesi, dhe ai i skuadrës kliente të “Petronas”-it, Fabio Kuartararo.

Ndërkohë që këta dy pilotë e mbyllën përkatësisht në vendin e 4-t dhe të 5-të, me Vinjalesin si pretendent për podium gjatë gjithë garës, Rosi ka zbuluar se ai pësoi një humbje “mjaft, mjaft të madhe”, në kontrollin e gomës së prapme, pas vetëm disa xhirosh, çka bëri që ai të humbë ndjeshëm ritmin. Veterani italian nuk arrin ta shpjegojë se pse kjo i ka ndodhur vetëm atij dhe as Vinjalesit e as Kuartararos, por ai beson se më tepër se çështje gomash, kjo është një çështje e vetë motorit të “Jamaha”-s dhe theksoi se është përballur me këtë problem gjatë gjithë këtij viti.

“Unë e di që ritmi im nuk ishte fantastik dhe aspak i denjë për të synuar podiumin”, – pohoi Rosi, duke vijuar: “Por kisha shpresuar që të isha më mirë se kaq. Gara ishte e vështirë se e nisa me gomën e fortë, si të gjithë “Jamaha”-t e tjera. Quartararo dhe Maveriku patën gjithashtu probleme në fund, por unë pata një humbje “mjaft, mjaft të madhe”, në kontrollin e gomës së prapme, pas vetëm 5-6 xhirosh. Prandaj, m’u desh ta ulja ritmin dhe shpejtësia ime ishte shumë dobët.”

“Por nuk është çështje gomash, por një më tepër një çështje e skuadrës, e zgjedhjeve tona teknike, sepse për gjysmën e dytë të sezonit ne e modifikuam motorin dhe unë isha më konkurrues në përgjithësi. Por gjithmonë kemi vuajtur me gomën e prapa dhe unë më shumë e Kuartararo dhe Vinjalesi”, – ka përfunduar veterani italian.” Garën e së dielës në Çmimin e Madh të Spanjës në Aragon erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh