Moto GP / Synohet një “garë nxemjeje” më 15 korrik, por ka shumë pikëpyetje

Share Button

AlbanianSport.com 18/05/2020 23:10

ASNN – “Dorna Sports”, kompania që zotëron të drejtat e tij, kërkon të rikthejë në normalitet Moto GP-në. Për këtë, kreu i saj, Karmelo Ezpeleta, dëshiron të bëjë një test të përbashkët me të gjithë pilotët në Herez, në 15 korrik 2020. Por disa skuadra, kanë një problem, pasi pilotët e tyre ende nuk kanë mundur të hipin në motor, dhe të zbresin në pistë, sepse janë të karantinuar në shtëpi, për shkak të virusit korona.

Më shumë se 5 muaj pas përfundimit të testit të Katar 2020, disa pilotë të Moto GP-së kanë mundur të hipin në një motor javën e kaluar pas një periudhe të gjatë të izolimit në shtëpi për shkak të krizës globale të koronavirusit. Por shumë të tjerë ende nuk kanë mundur ta bëjnë këtë. Një kthim në normalitet, të cilin “Dorna Sports” dëshiron ta promovojë duke zhvilluar një provë të përbashkët me të gjithë ekipet në 15 korrik 2020, në Herez, vetëm 4 ditë para Çmimit të Madh të Spanjës.

Një sezon që tashmë ka pësuar 6 shtyrje të garave (Tajlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentina, Franca, Italia dhe Katalonja) dhe 4 anulime (Katar, Gjermani, Holandë dhe Finlandë). Por ky propozim i Karmelo Ezpeletës nuk ka gjetur mbështetje të plotë nga “Dukati”, “Jamaha”, “Honda”, “KTM”-ja dhe “Aprilia”, sepse pilotët e tyre ende nuk kanë bërë asnjë provë me motorët e tyre pas kësaj periudhe të gjatë pushimi.

Midis tyre është edhe Valentino Rosi, i cili  nuk ka arritur të debutojë në asfaltin e ri në Mizano, sepse pista italiane që pret Çmimin e Madh të San Marinos çdo vit, ndodhet në rajonin Emilia-Romajës, ndërsa vendbanimi i pilotit në Tavulia, etj. Pavarësisht se është vetëm 20 kilometra larg nga pista, ajo i përket provincës së Pezaros dhe Urbinos. E një lëvizje e lirë midis rajoneve deri më 3 qershor është e ndaluar nga Qeveria Italiane.

Të autorizuar për të lëvizur janë vetëm ata për shkak të një arsye urgjente pune ose shëndetësore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh