Moto GP / Sumi: “Jamaha”-s i duhet kohë për motorin e ri

Share Button

AlbanianSport.com 03/09/2019 18:40

ASNN – Drejtuesi japonez: “Nuk mund të zgjidhen 20 probleme njëherësh”. “Jamaha” ende nuk po gjen dot sekretin për të krijuar një motor konkurrues me skuadrat e tjera, edhe për viti 2020. Por Takahiro Sumi, drejtuesi i projektit “Jamaha” në Moto GP, thotë se ata do të donin të ishin më novatorë, por duhet të përqendrohen në natyrën themelore të M1. ““Jamaha” i vitit 2020 nuk është në nivelin e “Hondës” apo “Dukati”-t. Edhe  Rosi mendon njësoj si unë për të.”

Ky ishte vlerësimi i bërë nga Maverik Vinjales pas testimit të risive që marka japoneze ka bërë me motorin në testet e Mizanos me synimin për vitin 2020. I pyetur për këto fjalë të ashpra, Takahiro Sumi, drejtuesi i projektit “Jamaha” në Moto GP, pranon se po përdor të gjitha burimet e disponueshme në fabrikën e Iuatas, për të dhënë sezonin e ardhshëm një motor më konkurrues për Maverikun dhe Valentinon që t’i lejojë ata të luftojnë kundër “Hondës”, “Suzuki”-t dhe “Dukati”-t.

Por ai thekson se ata nuk mund t’i zgjidhin 20 probleme menjëherë. “Ne nuk jemi aty ku duam të jemi, – ka deklaruar ai. – Sezoni katastrofik që patëm vitin e kaluar na ka ndihmuar të ndryshojmë mendimin dhe të kthejmë mënyrën si kemi evoluar M1. Le të themi se te  “Jamaha” gjërat po ndryshojnë. Unë mendoj se ne tani e kuptojmë pozicionin tonë dhe arsyet që na mbajnë në këtë krizë. Ne jemi duke përdorur të gjitha burimet e “Jamaha”-s për të ndërtuar një motor më konkurrues për vitin e ardhshëm.”

“Problemi është se ne kemi mbetur prapa në drejtim të elektronikës, si dhe me përshtatjen e gomave. Jemi duke u përqendruar në këto zona kritike. Të gjithë po punojnë për t’i zgjidhur këto”, – ka përfunduar drejtuesi i projektit “Jamaha” në Moto GP, Takahiro Sumi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh