AlbanianSport.com 30/08/2019 12:25
ASNN – Nis më 8 mars në Katar, mbyllet më 15 nëntor në Valencia, gjithçka do të vazhdojë të vijë drejtpërdrejt në RTSH.
Pas Formulës 1, edhe Moto GP-ja ka shpallur kalendarin e saj për vitin 2020, i cili do të nisë në Katar më 8 mars dhe do të mbyllet në Valencia më 15 nëntor.
Siç dihet, Botërori i Moto GP-së po vjen dhe do të vijë edhe në vitet në vijim drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.