AlbanianSport.com 25/04/2019 21:10
ASNN – Valentino Rosi synon titullin e 10-të në Moto GP. Ai bëhet gati këtë herë të garojë në pistën e Herezit në Spanjë, me synime të qarta për të zënë vend të parë. Siç dihet, piloti italian garon me “Jamahan”, por në garat e para të zhvilluara deri tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij të mëdha, sepse rivalët e “Hondës”, kanë motorë më të mirë dhe Mark Markez mbetet ende një pretendent i fortë.
“Objektivi im dihet, është të rivalizoj dhe fitoj në ço garë, – u shpreh veterani italian i “Jamahas”, i mbiquajtur “Doktori”. – Edhe pse me këtë motor është e vështirë, unë do ta provoj më të mirën. Në fakt, sezoni ka nisur mirë për ne, por vazhdimësia do të jetë e vështirë. Kjo edhe për faktin se pistat ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Në të shkuarën në Herez kemi vuajtur shumë, por unë ende shpresoj se mund t’ia dalim.”
“Me pak fat dhe kujdes mund të jemi sërish mes më të mirëve. E vërteta është se unë nuk kënaqem me pak. Të fitosh gara si vend i parë duket i vështirë, por duke u përpjekur të dalësh sa më mirë në çdo garë mund të shpërblehesh. Duke grumbulluar sa më shumë pikë mund t’ia dal të luftoj për titullin në fund të edicionit”, – ka përfunduar piloti italian, Valentino Rosi.