Moto GP / Rosi: Një pilot i vërtetë nuk garon kurrë thjesht për qejf

Share Button

AlbanianSport.com 12/08/2021 15:40

ASNN – Legjendari italian flet për karrierën në garat me makina pas mbylljes me motorët. Do ta mbyllë me garat me motorë, por kjo nuk do të thotë se do të heqë dorë nga garimi. Valentino Rosi ka lënë të nënkuptohet se karriera e tij pas largimit nga Moto GP-ja drejt garave me makina, nuk do të jetë thjesht për zbavitje, duke theksuar se “nuk garon kurrë për qejf kur je një pilot i vërtetë motorësh apo makinash”.

Valentino Rosi ka lënë të nënkuptohet se karriera e tij pas largimit nga Moto GP-ja drejt garave me makina, nuk do të jetë thjesht për zbavitje, duke theksuar se “nuk garon kurrë për qejf kur je një pilot i vërtetë motorësh apo makinash”. Pas plot 26 sezonesh në Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit, kryesisht në Moto GP,  legjendari Rosi do të tërhiqet nga garimi në fund të këtij sezon, sikundër e bëri të ditur publikisht të enjten e shkuar.

9-herë kampioni i botës e ka shprehur më herët dëshirën për të pilotuar, pas mbylljes së karrierës në Moto GP, një makinë të kategorisë GT3, teksa ka fituar më herët vende në podium në Garat 12-orësht të Gjirit me një “Ferrari 488 GT3” në 2019-ën dhe 2021-shin. Rosi nuk e ka fshehur as synimin që të garojë në të ardhmen në garën 24-orëshe të Lë Monsit. Dhe i pyetur nëse, në këtë periudhë kishte synime konkrete për karrierën e tij pas Moto GP-së, italiani u përgjigj: “Po, gjithmonë i kam dashuruar garat me makina, sepse e kam filluar karrierën time me garat e “go-kart”-it.”

“Babai im, Graciano, e kishte frikë garimin me motorë, sepse kishte pësuar shumë dëmtime në të dhe mendonte se makinat ishin pak më të sigurta, – ka vijuar ai. – Kështu që unë nisa të garoja me “go-kart” dhe pas dy apo 3 vitesh, provova një motor të vogël dhe, më pas, fatmirësisht, garova me motorë. Nuk e di nëse do të kisha arritur të njëjtat rezultate me makina, prandaj mbase bëra zgjedhjen e duhur. Por, sidoqoftë, garat me makina kanë mbetur në zemrën time.”

“Gjatë gjithë karrierës sime në garat me motorë, gjithmonë jam përpjekur që të përmirësoj aftësitë e mia në garat me makina, që të bëj gjithmonë disa kilometra me makina garash, që të isha sadopak gati për këtë moment, – ka zbuluar veterani. – Por nuk e di, nuk e di nivelin tim, sepse nuk është njëlloj si me motorët, por nuk garon kurrë për qejf kur je një pilot i vërtetë motorësh apo makinash, sepse garon për të qenë i fortë dhe për të fituar apo për të patur një rezultat të mirë.”

“Por, të jem i sinqertë, hëpërhë nuk e di se me çfarë makinash apo në çfarë garash do të marr pjesë”, – përfundoi Valentino Rosi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh