Gjergj Vyshka 06.06.2016 13:45
Pas Çmimit të Madh të Katalonjës, kanë folur pilotët fitues dhe, Valentino Rosi ka deklaruar: “Një nga sukseset më të mira të karrierës sime, ia dedikoj Luis Salomit dhe familjes së tij. Kam shtyrë shumë, por nuk kam arritur që të shkëputem dhe të jem i vetëm drejt podiumit.”
“Në xhiron e parafundit Markez më ka kaluar, por i jam kundërpërgjigjur menjëherë duke i marrë një epërsi të lehtë, – ka vijuar italiani. – Ka shkuar mirë. Shtrëngimi i duarve me Markez? Ishte gjëja më e duhur për t’u bërë.” Ndër spanjolli i vendit të dytë, Mark Markez, shpalosi një shpirt të vërtetë të lojës së ndershme.
“Garë shumë e bukur, një luftë shumë e bukur me Valentinon, që ka garuar me madhështi dhe e ka merituar të jetë fitues, – ka deklaruar ai. – Nuk e dija nëse do të më shtrëngonte dorën, apo jo. E ka bërë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ka një qenë një Çmim i Madh i vështirë, e dija që do të lodhesha shumë.”
Ndërsa kryesuesi i deridjeshëm i garës, Horhe Lorenco, nuk e ka kapërcyer aspak rrëzimin. “Gjëja që më ka zemëruar më shumë është që Janone të paktën duhet të vinte të më kishte kërkuar të falur, – ka këmbëngulur italiani. – Dënimi që ka marrë është shumë pak për atë që ka bërë.”