AlbanianSport.com 01/04/2019 22:35
ASNN – Rosi i zgjat dorën Markezit, plot 357 ditë nga zënka e fundit, dy pilotët ritakohen sërish. Është një gjest relativisht i zakonshëm midis fituesve të 3 vendeve të para në çdo disiplinë në botën e sportit.
Përshëndeten dhe i japin dorën njëri-tjetrit në shenjë respekti të ndërsjellë për atë çka kanë arritur. Kështu ka ndodhur edhe me Valentino Rosin dhe Mark Márkezin në fund të garës së Çmimit të Madh të Argjentinës 2019.
Pothuaj një vit pas mosmarrëveshjes së tyre të fundit, në Çmimin e Madh të San Marinos në 2018, kur Rossi tundi kokën në shenjë mohimi, teksa Markezi i shtriu dorën në konferencën për shtyp, më në fund, në përfundim të Çmimit të Madh të Argjentinës i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.
A do të jetë Argjentina fillimi i miqësisë së pastër sportive, mes Mark Markezit dhe Valentino Rosit? Vetëm koha e di përgjigjen për këtë pyetje.