Moto GP / Qëndrueshmëria dhe jo kalendari, arma e fortë e Mark Markezit

Share Button

AlbanianSport.com 22/06/2020 18:40

ASNN – Kalendari i 2020 në Moto GP, duket se favorizon Mark Markezin, por shifrat flasin për të kundërtën. Në 8 pistat ku do të garohet, ai ka arritur vetëm 21 fitore në 7 sezonet e fundit. Në fakt, ajo që duhet të shqetësojë pilotët e tjerë, është paraqitja e qëndrueshme e Markezit, pra pikët që ai mbledh në çdo garë. Sezoni i vitit 2020 për Moto GP-në do të ketë të paktën 13 Çmime të Mëdha, por mund të bëhen edhe 17 nëse në fund do të arrihet marrëveshja me Ostinin në SHBA, Rio Honda de Termasin në Argjentinë, Buriramin në Tajlandë dhe Sëpangun në Malajzi.

Por duket se kalendari i publikuar nga kompania që zotëron të drejtat e organizimit të Moto GP-së, “Dorna Sports” mund të favorizojë dikë nga pilotët. E pikërisht kampionin e botës në fuqi, Mark Markezin. Por, sesi qëndron e vërteta, le të shikojmë faktet. Jashtë kalendarit ka mbetur Saksenringu në Gjermani, ku spanjolli nuk njeh humbje që kur është në Moto GP. Në “Red Bull Ring”, pistën austriake ku do të bëhen dy gara, ai nuk ka mundur ende të fitojë. Në 8 pistat e tjera ku do të zhvillohet kampionati, Márkezi ka arritur 21 fitore në 7 sezonet në të cilat ka garuar në Moto GP.

Në “Motorland” spanjolli  ka fituar 5 herë. Kampioni në fuqi i botës vjen nga një 2019-të veçanërisht të paharrueshme. Përveç Ostinit, ku u tërhoq, ai deri në fund të kampionatit nuk arriti të zbresë asnjëherë më poshtë se vendi i dytë. Nga 475 pikët e mundshme, Márkezi arriti të grumbullojë 420, e kjo e çoi drejt fitimit të titullit, 4 gara para përfundimit të Botërorit, me një mesatare prej 22.1 pikësh për garë. Por edhe pa këto shifra, piloti i “Hondës” ka dominuar në mënyrë autoritare, edhe në dy sezonet e mëparshme, me një mesatare, prej 17.8 e 16.5 pikësh, përkatësisht në 2018-ën dhe 2019-ën.

Apriori, duket se kalendari i hartuar, mund të jetë një favorizim për Markezin, por shifrat flasin për të kundërtën. Nga të gjitha pistat ku do të zhvillohen garat këtë vit, në 3 sezonet e fundit, piloti spanjoll ka arritur 13 fitore nga 24 të mundshme. Nëse nuk mjafton kjo, atëherë shtojmë edhe mesataren e pikëve, 24.2, në 2019-ën, 19.7 në 2017-ën dhe 2018-ën. Rivalët e tij duhet të jenë të shqetësuar. Por jo për pistat ku do të garohet, por për paraqitjen e Markezit, i cili duket se nuk ndikohet shumë nga pistat ku garohet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh