Moto GP / Provat zyrtare flasin “spanjisht”, Markez niset i pari të dielën

Share Button

MotoGP-Austin-rrota

AlbanianSport.com 03.06.2016 18:20

ASNN – Kampionati Botëror i Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP, ka zhvilluar sot provat zyrtare të garës së 7-të të këtij sezoni, në një transmetim maratonë që u soll, sikundër deri më tani, drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. I pari në garën e së dielës do të niset Mark Markezi, i cili ka siguruar një gjë të tillë për të 3-tën herë këtë sezon.

Çmimi i Madh i Katalonjës do të jetë një çështje spanjollësh, pasi të 3 pilotët që do të nisen nga vija e parë janë vendas. Ky është verdikti që provat e reja në pistën e rishikuar të Barcelonës kanë dhënë në përfundim të tyre, në një transmetim maratonë që u soll, sikundër deri më tani gjatë gjithë këtij sezoni, drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

I pari në garën e së dielës do të niset Mark Markezi, i cili ka siguruar një gjë të tillë për të 3-tën herë këtë sezon, duke e përshkuar pistën me kohën  1 minutë, 43 sekonda e 589 të qindtat. Në të dy rastet që Markez është nisur i pari, i ka fituar të dyja garat e 2016-ës.  Horge Lorenco do të niset nga vendi i dytë, duke mos arritur ta thyejë dot kohën e Markezit.

Por ai ka qenë një çerek sekonde më i shpejtë se bashkëatdhetari tjetër i tij, spanjolli Dani Pedroza, që detyrohet të kënaqet me vendin e 3-të. Një tjetër spanjoll, Hektor Barbera niset i 4-ti, ndërsa pas tij vjen Valentino Rosi, italiani që ka detyrën e vështirë të përballet të dielën, në garën që nis në ora 14:00, me sfidën e 4-shtë të vendasve në Barcelonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

AlbanianSport.com 30/01/2024 18:55 ASNN – Befason Hemiltoni: Mund të qëndroj një vit pushim

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

AlbanianSport.com 26/01/2024 19:50 ASNN – Lando Norris rinovon kontratën, britaniku nënshkruan

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh