AlbanianSport.com 28/08/2021 16:40
ASNN – Më i shpejti në provat zyrtare të së shtunës, gara, drejtpërdrejt në RTSH Sport. Pol Espargaró do të niset të dielën i pari në pistën e Silverstounit, pasi ai ka qenë më i shpejti të shtunën në provat zyrtare. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Moto GP-së, do të sillet për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kështu, Pol Espargaro ka siguruar për herë të parë si pilot i “Honda”-s nisjen nga vendi i parë në një garë të Moto GP-së, pas provave zyrtare që u mbyllën në mënyrë të paqartë.
Kjo, pasi fillimisht u deklarua se më i shpejti ishte Horhe Martin. Pilot i ri i skuadrës kliente të “Pramak”-ut, pati regjistruar kohën 1 minutë, 58 sekonda e 8 të mijëtat në fundin e seancës së dytë të provave zyrtare, duke thyer kështu rekordin e xhiros dhe duke qenë 8 të dhjetat e sekondës më i shpejtë se të tjerët. Por kjo kohë u fshi, sepse Martin kishte dalë nga itinerari i pistës së Silverstounit gjatë kësaj xhiroje të shpejtë.
Ndonëse fillimisht piloti i “Suzuki”-t, Joan Mir, e më pas ai i “Aprilia”-s, Aleiks Espargaro, ata të “Dukati”-t, Xhek Miller dhe Françesko Banjaja, dhe ai i “Jamaha”-s, Fabio Kuartararo, regjistruan njëri pas tjetrit xhiro të shpejta, gjithçka është vendosur vetëm 30 sekonda para mbylljes së provave zyrtare. Atëherë kur piloti i “Honda”-s, Espargaro, regjistroi kohën 1 minutë, 58 sekonda e 889 të mijëtat, duke lënë kështu prapa Banjajën dhe Kuartararon.
Gjithçka u konfirmua kur xhiroja e shpejtë e Horhe Martin u korrigjua dhe Espargaro siguroi nisjen nga vendi i parë për herë të parë për “Honda”-n, në atë që ka qenë një sezon i vështirë për skuadrën japoneze. Në radhën e dytë të nisjes do të rreshtohen Martin, Mark Marlez dhe Aleiks Espargaro, ndërsa në atë të dytën do të rreshtohen Xhek Miller, Valentino Rosi dhe Johan. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Moto GP do të sillet për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.