Gjergj Vyshka 09.11.2015 08:50
Pas tij kanë ardhur dy bashkatdhetarët Markez dhe Pedrosa, kurse Rosi, i cili për shkak të dënimit e ka nisur garën nga fundi, është i katërti. Mes vendit të parë dhe të dytë vetëm pesë pikë diferencë. Gara e Valencias, që ishte etapa e fundit e Çmimit të Madh në Motoçiklizëm për 2015-ën, por dhe titulli “kampion bote”, ashtu sikurse vitin e kaluar, i ka takuar përsëri spanjollit Horge Lorenco. Valentino Rosi, që garën e Valencias e nisi i fundit për shkak të përplasjes në Sepang me Markez, është vetëm i katërti.
Dhe kështu nuk ka pasur surpriza, ndërsa nuk janë realizuar pritshmëritë për një përmbysje legjendare në Valencia. Në fakt spanjolli ka shfrytëzuar mirë vendin e parë pas kualifikueseve dhe e ka nisur menjëherë garën në udhëheqje, duke qenë kështu nga fillimi deri në fund. Nga pas është ndjekur prej Markezit dhe Pedrozës, dy pilotët e Hondës. Rosi, i cili e ka nisur nga vendi i 26-të, nis të ngjitet në pozicione me radhë dhe pas dhjetë xhirosh është i katërti.
Por këtu situata bëhet e vështirë. Dy Honda mbahen, ndërsa Markez parakalon Pedrozën. Në të njëjtën kohë Lorenco bën gjithçka mirë në garë dhe në fund triumfon. Dhe ndarja mes vendit të dytë dhe të tretë është me pesë pikë diferencë. Kështu ka përfundur Botërori dhe Lorenco shpallet “kampion”, me 330 pikë, dhe Rosi i dyti, me 325 pikë.
Moto Gp
Renditja e përgjithshme e Çmimit të Madh të Valencias
1) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 45’59”364
2) Mark Markez (Spanjë) Honda + 0”263
3) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda + 0”654
4) Valentino Rosi (Itali) Jamaha + 19”789
5) Pol Espargaro (Spanjë) Jamaha + 26”004
6) Bredli Smith (Britani e Madhe) Jamaha + 28”835
7) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati + 28”886
8) Aleiks Espargaro (Spanjë) Suzuki + 34”222
Renditja e përgjithshme e Motoçiklizmit 2015
1) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 330 pikë
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 325 pikë
3) Mark Markez (Spanjë) Honda 242 pikë
4) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda 206 pikë
5) Andrea Janone (Itali) Dukati 188 pikë
6) Bredli Smith (Britani e Madhe) Jamaha 181 pikë
7) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati 162 pikë