Moto GP / Nisje drithëruese Doviciozo fiton prologun e sezonit të ri në Katar

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2019 23:55

ASNN – Italiani fiton duelin e shkretëtirës me Markezin, gjithçka erdhi direkt në RTSH. Kampionati Botëror i Motoçiklizmit ka ngritur siparin e sezonit të ri me garën e Katarit, që u zhvillua të dielën. Sikundër këto sezonet e fundit, edhe ky sezon i sportit më të shpejtë mbi dy rrota do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Italiani Doviciozo ka triumfuar në një beteje të ethshme me spanjollin Markez në finish, duke marrë kreun e podiumit. Një sezon i ri, por e njëjta adrenalinë dhe i njëjti spektakël i ethshëm nga fillimi deri në fund. Nëse ndokush kishte patur dyshime se çfarë do të ofron sezoni i ri i nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP, atëherë gara e parë ka mjaftuar për të dhënë një përgjigje të qartë.

Në atë që ishte një përsëritje e garës së vjetshme, Andrea Doviciozo ka ruajtur gjakftohtësinë mbi motorin e tij “Dukati”, duke i bërë ballë edhe një sulmi të fundit të rivalit të tij kryesor dhe kampionit në fuqi të botës, Mark Markez me “Hondën” zyrtare, duke kaluar i pari vijën e finishit dhe duke marrë kështu kreun e podiumit. Në fakt, gara e zhvilluar në pistën e Losailit në Katar, ka qenë një garë e luftuar fort.

Nga fillimi deri në fund dhe një garë e luftuar ngjeshur madje, pasi ka qenë një grup prej 9 pilotësh që kanë rivalizuar me njëri-tjetrin dhe kreu i betejës ka ndërruar shpesh duar, me Doviciozon, Markezin, por edhe Aleks Rinsin e “Suzukit” që provuan ta drejtonin garën. Më shpesh dhe më gjatë kreun e mbajti piloti i “Dukatit”, i cili bëri një garë të jashtëzakonshme, duke i bërë ballë edhe sulmit të fortë të rivalit të “Hondës”.

Në fund, Andrea Doviciozo i “Dukatit” korri një fitore të madhe në një betejë epike në shkretëtirë midis 5 pilotëve dhe italiani e mundur Mark Markezin e “Repsol Hondës” me vetëm 23 të mijëtat. Podiumin e plotësoi Kal Kraçlou i “Hondës” kliente, i cili la pas Aleks Rinsin e “Suzukit” dhe Valentino Rosin e “Jamahas”, ndërsa vetëm 6 të dhjetat e sekondës i ndanë 5 pilotët e parë nga njëri-tjetri.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh