AlbanianSport.com 03.06.2016 21:00
ASNN – Piloti 24-vjeçari Luis Salom është ndarë nga jeta të premten, pasi ka pësuar një aksident të tmerrshëm gjatë provave jozyrtare të nivelit të dytë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP 2. Sa i përket zhvillimit të Çmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonës, edhe me miratimin e familjes së të ndjerit, garat të vijojnë, siç ishte parashikuar, në fundjavë.
Bota e motoçiklizmit është tronditur sot, pasi 24-vjeçari Luis Salom ka pësuar një aksident të tmerrshëm gjatë provave jozyrtare të Çmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonë, duke humbur jetën. Meksikani, i cili garonte në nivelin e dytë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP 2, është rrëzuar me shpejtësi të madhe në atë pjesë të pistës që njihet si “Kthesa 12”, duke rrëshkitur për shumë metra dhe duke u përplasur dhunshëm me motorin e tij dhe me murin mbrojtës. Pilotit i është dhënë menjëherë ndihma e parë, ndërsa është thirrur në ndihmë edhe helikopteri i posaçëm mjekësor, por dëmtimet kanë qenë aq të rënda sa si rrugë më e përshtatshme për ta transportuar është zgjedhur autoambulanca. Pavarsisht se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale menjëherë pas mbërritjes në spital, piloti meksikan ka ndërruar jetë. Sa i përket zhvillimit të Çmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonës, edhe me miratimin e familjes së të ndjerit, garat të vijojnë, siç ishte parashikuar, në fundjavë.