Gjergj Vyshka 06.06.2016 18:45
Andrea Janone është dënuar nga drejtuesit e garës për incidentin me Lorencon. Dhe për rrjedhojë do ta nisë i fundit në Çmimin e Madh të ardhshëm, që më 26 qershor do të zhvillohet në Asen të Holandës.
Një vendim i rëndë për sa i përket pilotit të Dukatit, që në fakt ka qenë i dënuar edhe në Argjentinë pas incidentit Doviciozon.
Ja si do të reagonte menaxheri i skuadrës së Dukatit, Tardoci: “Andrea ka frenuar në të njëjtën pikë të xhiros përpara, por duhet të kishte administruar më mirë për shkak të shpejtësisë së Lorencos”.