Moto GP / Markezi niset i pari në Austri, sfidon dyshen e “Dukati”-t

Share Button

AlbanianSport.com 11/08/2018 16:55

ASNN – Kampionati Botëror i Motoçiklizmit është zhvendosur këtë fundjavë në Austri, në pistën e Shpilbergut, ku të shtunën janë zhvilluar provat zyrtare. Mark Markez do ta nisë i pari garën e së dielës, pasi ishte më i shpejti, duke lënë prapa me vetëm 2 të mijëtat e sekondës Andrea Doviciozon. Gara e 11-të e sezonit premton një tjetër spektakël dhe gjithçka do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00.

Piloti i “Hondës”, Mark Markez do të niset i pari të dielën në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Moto GP, pasi triumfoi me vetëm dy të mijëtat e sekondës në një betejë epike me “Dukati”-in e Andrea Doviciozos. Ndërkohë, ajo që bën përshtypje, është se Valentino Rosi do të niset nga vendi i 14-të, pas një séance provash zyrtare për t’u harruar. Ky pozicioni i veteranit italian të “Jamaha”-s ishte nisja më e keqe për të që nga Çmimi i Madh i Australisë në 2016-ën, kur u nis nga vendi i 15-të.

Në një pistë ku shpejtësia maksimale dhe aftësia për ta përshpejtuar ritmin janë vendimtare, “Dukati” hyri në 15-minutëshin e fundit të provave zyrtare si favorite. Dhe, në një betejë 3-she me dy rivalët e skuadrës italiane, kampioni në fuqi i botës triumfoi me vetëm dy të mijëtat e sekondës ndaj Doviciozos, që do të niset të dielën nga vendi i dytë, ndërsa rreshtin e parë do ta plotësojë spanjolli tjetër, Horhe Lorenco. Në rreshtin e dytë, vendin e 4-t e mban Danilo Petruçi.

Ndërsa në krah të tij do të vendoset “LCR Honda” e Kal Kratçlout, por edhe Johan Zarko. Sa i përket dyshes së Suzukit,  Andrea Janone dhe Aleks Rinsi, ishin në vendin e 8-të dhe të 10-të përkatësisht, kurse midis tyre u vendos Dani Pedroza.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh