AlbanianSport.com 22/09/2019 16:05
ASNN – Në vend të dytë dhe të tretë Doviciozo dhe Milleri. Garë e dominuar nga Markez në Aragon. Një fitore kjo që i çon edhe më tej triumfet në 200 Çmimet e Mëdha ku piloti spanjoll ka marrë pjesë dhe e 8-ta radhazi në Moto GP. Spanjolli që në fillim merr kryesimin e garës, dhe qëndron i vetëm në krye të saj deri në fund. Një garë pa shumë histori kjo, që tregoi edhe njëherë superioritetin e pilotit spanjoll duke e bërë padron absolut të sezonit në Moto GP.
Pas kësaj fitoreje, ai ka 98 pikë diferencë në renditjen e përgjithshme me ndjekësin më të afërt, Dovicizon. Që do të thotë se atij do t’i mjaftojë fitorja në Tajlandë, pas dy javësh për t’u shpallur sërish “kampion bote” në Moto GP, për herë të 6-të, e për të katërtën herë radhazi, e kur mbeten edhe 4 gara për t’u zhvilluar deri në përfundim të kampionatit. Pas tij, në vend të dytë u rendit Andrea Doviciozo. Piloti Italian i “Dukati”-t bën një garë të mirë, pas zhgënjimit në provat zyrtare.
Në vend të tretë u rendit Xhek Milleri, në fund, pas një dueli të bukur me Vinjales, arrin t’i marrë këtij të fundit vendin e 3-të. Për Valentino Rosin, sërish një garë për t’u harruar, vetëm vendi i 8-të për të.