AlbanianSport.com 22/12/2017 11:45
ASNN – Botërori i motoçiklizmit ka përfunduar, por kampioni i ri Mark Markez flet për filozofinë e tij. “Nuk kam parë kurrë rekordet ose numrin e titujve botëror të fituar”, – ka thënë ai.
“Unë ecja përpara për të përmbushur ëndrrën e fitimit të Botërorit dhe pasi ia kam arritur qëllimit gjithnjë kam ecur me idenë se çdo vit është një aventurë e re ku provojmë që të rritemi brenda e jashtë pistës”, – ka vijuar spanjolli.
“Jam 24 vjeç dhe mund të shkojë edhe mirë, edhe keq, por gjithnjë provojmë të rritemi”, – ka theksuar Markezi. Pastaj ka folur dhe për mitin e tij: “Mik Dohan më thonte që “Honda” është një motor agresiv dhe që duhet ta drejtosh atë në mënyrë agresive.