Moto GP / Markez: Ndryshova strategjinë në pistën austriake dhe funksionoi

Share Button

AlbanianSport.com 13/08/2018 18:30

ASNN – Horhe Lorenco ka fituar të dielën garën e Çmimit të Madh të Austrisë, duke fituar duelin me bashkëatdhetarin e tij, Mark Markez. Por ky u fundit ka zbuluar se ishte detyruar të ndryshonte strategjinë e tij për këtë garë. “Qëllimi ishte të përpiqesha të përfundoja me vetëm një “Dukati”, duke qenë se beteja me ta si skuadër është gjithmonë e vështirë për ne”, – tha Markezi. – Dhe ne ia arritëm qëllimit tonë, për të luftuar vetëm kundër një “Dukati.”

Kryesuesi i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Mark Markez, tha se ai ndoqi një strategji tjetër, duke u përpjekur të shkëputet shpejt gjatë garës austriake të Moto GP-së, në një përpjekje për t’i ndarë nga njëri- tjetri dy motorët e “Dukati”-t. Duke u nisur nga vendi i parë në pistën e Shpilbergut, Markezi u përball me sfidat e hershme nga dyshja e skuadrës italian, Andrea Doviciozo dhe Horhe Lorenco, të cilët gjithashtu u nisën nga rreshti i parë, me disa fërkime të forta në dy xhirot e para të garës.

Pastaj, ai u përpoq të shkëputej, duke krijuar një epërsi mbi një sekondë në një pikë të garës, por do të arrihej më pas nga Lorenco, i cili në fund e fitoi garën me 13 të qindtat e sekondës, ndërsa Doviciozo nuk mundi të qëndronte në betejë dhe e mbylli i treti. “Unë u përpoqa të ndryshoja strategjinë time për të shtyrë që në fillim, sepse qëllimi ishte të përpiqesha të përfundoja me vetëm një “Dukati”, duke qenë se beteja me ta si skuadër është gjithmonë e vështirë për ne”, – tha Markezi.

“Dhe ne ia arritëm qëllimit tonë, për të luftuar vetëm kundër një “Dukati””, – ka shtuar spanjolli. Markezi shpjegoi se ndarja me sukses e çiftit të skuadrës italiane do të thoshte se ai do të humbiste më së shumti 5 pikë kundrejt fituesit të garës, në krahasim me 9 pikët ai do të dorëzonte nëse ai ishte mposhtur nga të dy pilotët e “Dukati”-t, siç kishte ndodhur një javë më herët në Brno.

Rezultati i pistës austriake e la Markezin 59 pikë përpara rivalit të tij më të afërt, Valentino Rosit të “Jamaha”-s, i cili e mbylli në vendin e 6-të, dhe 71 nga Lorenco, me Dovizioso një pikë tjetër prapa. “Ne luftuam, e humbëm betejën, por ne e rritëm kryesimin e pikëve”, – tha Markezi, i cili e pranoi se “gati u rrëzua” në përpjekjet e tij për të luftuar Lorenco në kthesat e fundit, ndërsa pohoi se bashkëatdhetari i tij i skuadrës italiane e meritoi sidoqoftë fitoren.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:40 ASNN – Shqipëria e Nën-21 barazoi me rezultatin 1-1 ndeshjen

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, gati për testin e parë moldav

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, gati për testin e parë moldav

AlbanianSport.com 14/11/2024 17:35 ASNN – Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve luan të premten miqësoren

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh