AlbanianSport.com 04.04.2016 10:40
ASNN – Gara e dytë e botërorit të motorëve, ajo për Çmimin e Madh të Argjentinës, ka kurorëzuar spanjollin Mark Markez si fitues të saj. Ai la prapa Rosin dhe Doviciozon. Sikundër çdo eveniment madhor sportiv, edhe Botërori i Motorëve do të sillet për sportdashësit, drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Piloti spanjoll i Hondës, Mark Markez ka shpërthyer me Hondën në Çmimin e Madh të Motoçiklizmit në Argjentinë, duke lënë prapa Valentino Rosin e Jamahës dhe Daniele Pedrozën e Hondës. Doviciozo është më i shpejtë në nisje, por Markez dalëngadalë e arrin dhe kalon në krye duke parakaluar, jo vetëm Doviciozon, por dhe Rosin.
Gara e Argjentinës ka qenë e keqe për Lorencon, i cili ka qenë i detyruar të tërhiqet pas xhiros së gjashtë. Rosi vihet pas shpinës së Markezit dhe mes tyre ka një luftë. Pastaj, ashtu sikurse është lajmëruar më parë, të gjithë në bokse pas xhiros së 10-të e kuptohet për ndryshimin e motorit.
Paguan humbjen e pozicioneve Valentino, që humbet terrenin e lideri dhe nga pas ka pasur Dukatin. Por Janone e Doviciozo në xhiron e fundit, ndërsa luftonin për të kapur vendin e dytë, përplasen dhe janë jashtë pistës.
Mark Markez ka mbërritur në finish me kohën 34 minuta, 13 sekonda dhe 628 të mijtat, 7 sekonda para Valentino Rosit, dhe tashmë kryeson renditjen me 41 pikë pas dy garave. Rosi mban vendin e dytë me 33 pikë, i ndjekur nga Dani Pedroza me 27 dhe Lorenco, me 25.
Çmimi i Madh i Argjentinës
Moto GP
Rezultatet përfundimtare të garës:
1) Mark Markez (Spanjë) Honda 34’13”628
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha +7”679
3) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda +28”100
4) Eugene Laverti (Irlandë) Dukati +36”542
5) Hektor Barbera (Spanjë) Dukati +36”711
6) Pol Espargaro (Spanjë) Jamaha +37”245
7) Stefan Bradl (Gjermani) Aprilia +41”353
8) Bredli Smith (Britani e Madhe)Jamaha +50”709
Renditja botërore pas dy garave:
1) Mark Markez (Spanjë) Honda 41 pikë
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 33 pikë
3) Daniel Pedroza (Spanjë) Jamaha 27 pikë
4) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 25 pikë
5) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati 20 pikë
6) Pol Espargaro (Spanjë) Jamaha 19 pikë
7) Hektor Barbera (Spanjë) Dukati 18 pikë