Moto GP / Mark Markezi “harron” aksidentin e frikshëm, rikthehet në pistë

Share Button

AlbanianSport.com 04/10/2019 22:10

ASNN – Spanjolli del frikshëm nga pista në kthesën e 7-të në Tajlandë, mjekët i japin dritën jeshile. Mark Markezi ka patur buzëqeshjen e tij karakteristike në intervistën dhënë pas provave të lira të premten pasdite në pistën e Buriramit, aty ku të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare dhe të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Tajlandës në Moto GP. Ka kaluar nga ferri në parajsë, në hapësirën e pak orëve dhe ka dëshmuar se pse është një “kampion bote” në fuqi, por edhe që pret të kurorëzohet sërish.

Madje Mark Markezi ka patur buzëqeshjen e tij karakteristike në intervistën dhënë pas provave të lira të premten pasdite në pistën e Buriramit, aty ku të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare dhe të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Tajlandës në Moto GP. Në fakt, ka qenë i frikshëm ai aksident i tij në seancën e parë të provave të lira, teksa spanjolli ka rrëshqitur dhe më pak motori ka fluturuar disa herë në ajër, duke ndjekur pilotin, por, për fat të mirë, pa e goditur atë. Motori pësoi dëmtime të rënda, ndërsa vetë Markezi u dërgua në spital.

Aty ku iu nënshtrua kontrollove mjekësore dhe, vetëm pasi mjekët i kanë hapur dritën jeshile, është rikthyer të hipë sërish mbi motor për seancën e dytë të provave lira dhe madje të jetë mjaft i shpejtë në seancën e 3-të. “Në fakt, vendimi për t’iu nënshtruar testeve mjekësore ishte më i arsyeshmi në ato rrethana dhe jam i kënaqur që kam shpëtuar pa dëmtime serioze”, ka deklaruar spanjolli pas provave të lira të së premtes. “Ndjej dhimbje, natyrisht, por në përgjithësi ndjehem mirë”, – ka shtuar ai.  – Aksidenti ishte i frikshëm, por kjo nuk do të më ndalojë mua të pilotoj ashtu siç bëj gjithmonë.”

“Të them të drejtën, as vetë nuk e kuptoj dhe as skuadra nuk arrin ta shpjegojë se pse më ndodhi ai aksident, por besoj se ishte më tepër për shkak të disa papastërtive që ishin grumbulluar tek gomat ose tek pista. Nuk e di. Megjithatë, jam gati për provat zyrtare dhe për garën”, – ka përfunduar piloti i “Hondës”, Mark Markezi. Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në mëngjes, në ora 09:00 me orën e Tiranës dhe do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ashtu sikundër gara e së dielës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh