AlbanianSport.com 16/09/2019 22:05
ASNN – Mark Markezi, fituesi i garës në Mizano, ka festuar në mënyrën e vet. E për këtë tregon arsyet: “Më motivoi incidenti me Rosin në provat zyrtare, si dhe më kanë ndjegur shumë dy humbje e fundit pikërisht në kthesën e fundit.” Ndërsa ka pranuar se Kuartararo do të jetë rivali i tij në të ardhmen. Mark Markezi ka shpërthyer pas fitores në Mizano e nuk i kursen thumbat edhe për Valentino Rosin, pas incidentit të ndodhur në provat zyrtare.
“Kam festuar ashtu për dy arsye, – ka shpjeguar piloti spanjoll. – Sepse më kanë djegur disi, dy humbje radhazi pikërisht në kthesën e fundit, në Austri e Britaninë e Madhe, e sidomos për atë që ndodhi në provat zyrtare me Valentinon. Ai epidos më dha motiv, më motivoi më shumë, sepse, për mua, mënyra më e mirë për t’u përgjigjur është pista.”
Nga ana tjetër, kryesuesi i botërorit ka thënë fjalë të mira për Fabio Quartararo, dueli me të cilin I ka dhënë një bukuri të veçantë garës. “Fabio është fituesi moral i kësaj gare, duke qenë thuajse deri në fund të saj, në krye të saj, – ka pohuar Markezi. – Kisha pak problem me gomat, ndaj prita deri në fund që ta parakaloja. Mendoj se ai do të jetë rivali im në të ardhmen.”
Nga ana e tij piloti francez i “Jamaha”-s ka thënë; “Megjithëse nuk fitova, jam i kënaqur që të paktën e mbajta për 27 xhiro prapa, gati 8 herë kampionin e botës”. Ndërsa Rosi ka thënë mendimin e vet për shpërthimin e Markezit në fund të garës. “Festoi ashtu sepse mundi Kuartararon, i cili do të jetë rivali i tij në të ardhmen”. Por “Doktori” ka edhe një peng për këtë garë, pasi shpresonte të ishte të paktën në podium.
Por ka pranuar se me atë motor që ka nuk mund të shkonte më shumë se aq, vendi i katërt.