Moto GP / Mark Markez: Më shqetëson më tepër motori i ri

Share Button

AlbanianSport.com 12/02/2020 21:05

ASNN – Kampioni i botës ende i pakënaqur me ecurinë, përtej formës së tij fizike. Mark Markezi e pranoi se kishte disa aspekte të motorit të ri “Honda” që nuk e kishin bindur dhe se ishte më i shqetësuar për gjendjen e motorit, sesa për atë të trupit të tij. Me vetëm 3 ditë të tjera testesh të mbetura para se sezoni i ri i garave në Moto GP të ngrejë siparin në fillim të muajit të ardhshëm në Katar, piloti spanjoll është i pakënaqur me atë të ka parë.

Kampioni në fuqi i botës në Moto GP, Mark Markez, e pranon se ai është më i shqetësuar për motorin sesa për gjendjen e tij fizike gjatë periudhës së parë të testeve parasezonale, të zhvilluara në Malajzi. Piloti i “Honda”-s pati një dëmtim në shpatull në një rrëzim në Çmimin e Madh të Malajzisë vitin e shkuar, dëmtim të cilin e përkeqësoi gjatë një rrëzimi gjatë testeve në Herez në nëntor dhe u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kjo e ka lënë atë prapa sa i përket formës fizike dhe kjo u vërejt edhe në pistën e Sëpangut dhe piloti spanjoll e pranoi se ishte më keq se ç’e kishte pritur. Me vetëm 3 ditë të tjera testesh të mbetura para se sezoni i ri i garave në Moto GP të ngrejë siparin në fillim të muajit të ardhshëm në Katar, Markezi e pranoi se kishte disa aspekte të motorit të ri “Honda” që nuk e kishin bindur dhe se ishte më i shqetësuar për gjendjen e motorit, sesa për atë të trupit të tij.

“Sa i përket gjendjes fizike, natyrisht do të dëshiroja të isha më mirë dhe gjatë këtyre 3 ditëve kam parë që nuk kam qenë aq mirë dhe aq shpejt sa do të dëshiroja”, – tha kampioni i botës, duke vijuar: “Por jam më i shqetësuar për aspektin teknik. Duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse nuk jemi ende të qartë për disa gjëra të reja që po provojmë. Disa prej tyre janë përmirësuar, por duhet të jemi shumë më mirë, sepse rivalët tanë, si “Jamaha”, janë përmirësuar ndjeshëm”, – ka përfunduar piloti kryesor i “Honda”-s zyrtare, Mark Markez.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh