Moto GP / Mark Markez: Më ka bërë ofertë “Dukati”, kurrë mos thuaj “kurrë”!

Share Button

AlbanianSport.com 08/05/2020 20:55

ASNN – 8-herë kampioni i botës zbulon prapaskenat e rinovimit të marrëveshjes 4-vjeçare. Mark Markezi ka zbuluar për “Sky Sports Italia” që “Dukati” i kishte provuar për t’i bërë një ofertë dhe për ta bindur të ndërronte motor, përpara se 8 herë kampioni i botës të nënshkruante një marrëveshje të re 4-vjeçare me skuadrën zyrtare të “Honda”-s. Një lajm i tillë vjen pasi edhe një tjetër piloti spanjoll, Maverik Vinjalesi i “Jamaha”-s zyrtare, ka pranuar se kishte patur bisedime me skuadrën italiane, përpara se ai të rinovonte marrëveshjen e tij me skuadrën japonez.

Ndërkohë, skuadra me bazë në Bolonjë, nuk ka bërë ende të ditur se kush do t’i pilotojë dy motorët e saj “Dezmosediçi” në 2021-shin e më pas. 8 herë kampioni i botës ka folur edhe për ofertën e papritur të kontratës afatgjatë nga “Honda” dhe ndjesia që ka për zgjaten e këtij bashkëpunimi deri në vitin 2024. “Ideja fillestare ishte nga “Honda”, – pohoi 27-vjeçari spanjoll, teksa shpjegonte se si lindi kontrata më e gjatë në historinë e Moto GP-së. “Sinqerisht, unë nuk kisha menduar akoma për këtë, por ne filluam të flasim dhe pamë se ishte një projekt me interes për të gjithë”, – ka vijuar ai.

“Asnjë ekip nuk ofronte më shumë se “Honda” në projektin e saj sportiv dhe ata besuan tek unë, – ka pohuar Markezi. – Dhe kështu lindi ky projekt 4-vjeçar, që ndodh për herë të parë në histori. Në fund të kontratës, ne do të shikojmë nëse kishim të drejtë në zgjedhjen tonë.” Gjatë intervistës së tij, piloti që ka dominuar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit Moto GP-në, i është përgjigjur pyetjes që bëjnë tifozët në të gjithë botën: A do të kemi ndonjëherë mundësinë për ta parë atë të konkurrojë me një motor tjetër? “Unë jam 27-vjeçar dhe kam një kontratë edhe për 4 vjet të tjerë”, – ka thënë Mark Markezi.

“Asnjëherë nuk i dihet. Kam dëgjuar njerëzit që thonë se duhet të fitoj edhe me një motor tjetër, por unë e mora vendimin me zemrën time. “Honda” më dha mundësi për të kaluar nga “Moto 2”-shi dhe për të fituar. Unë ka dëgjuar edhe ofertën e “Dukati”-t, por projekti i “Honda”-s ishte më i miri nga pikëpamja sportive. Për momentin, unë them jo, por në të ardhmen, kurrë nuk e dihet”, – ka përfunduar piloti spanjoll i skuadrës japoneze.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh