Gjergj Vyshka 26.09.2016 08:50
Mark Markez, piloti i “Honda”-s në Motoçiklizëm, ka fituar garën në Aragona, teksa ishte përpara “Jamaha”-s së Horhe Lorencos dhe Valentino Rosit. Spanjolli ka fituar kështu dhe 9 pikë dhe thellon diferencën me Rosin në 52 pikë në krye të renditjes së përgjithshme të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit.
Shumë i bukur dueli me Vinjalesin, që vë fillimisht në rresht Markezin. Por më pas kryesuesi i garës gabon dhe rrëshqet automatikisht në vendin e pestë. Spanjolli i “Suzuki”-t bie dhe parakalohet dhe nga Rosi, që shkon në krye së bashku me Lorencon dhe Markez.
“Honda” e Markezit nis të sulmojë dhe këmbëngul. Ndërkohë, mbetet e gjallë lufta mes dy “Jamaha”-ve. Lorenco parakalon “Doktorin” në pesë xhirot e fundit dhe, ndonëse Rosi sulmon, por nuk arrin të replikojë. E për rrjedhojë Markez është fitues i Çmimit të Madh të Aragonës.