Moto GP / Mark Markez bën “mea culpa”, pranon fajin në aksident

Share Button

AlbanianSport.com 30/08/2021 23:55

ASNN – Spanjolli: “Ishte gabimi im dhe i kërkoj falje Horhe Martinit”. Mark Markez ka pranuar fajin për rrëzimin e Horhe Martinit që në xhiron e parë të garës së Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Moto GP. Ndërsa piloti i “Pramak Dukati”-t ishte në kthesën numër 9 të pistës në Silverstoun, Markezi mundohet ta parakalojë nga pjesa e brendshme e pistës, por rrëzohet, duke i nxjerrë të dy pilotët nga gara.

“Unë dua t’i kërkoj falje Martin sepse ishte plotësisht faji im”, – tha Markezi. Unë isha shumë optimist për atë parakalim. Ishte një situatë e çuditshme sepse Kuartararo dhe Martin shkuan shumë gjerë në kthesë dhe unë prisja që ky i fundit të ishte më jashtë kthesës. Dhe ajo që bëra ishte thjesht përgatitja e këndit dhe, nuk kisha kohë të ndryshoja shpejtësinë.”

“Kjo, pasi isha me marshin e 3-të dhe kështu llogaritja nuk ishte ajo e sakta, prandaj ishte plotësisht gabimi im”, – përfundoi ai. Nga ana e tij, Horhe Martin e pranoi faljen e Mark Markezit, por ai është ende “i zhgënjyer”, pasi gara e tij u “shkatërrua” nga piloti i “Honda”-s, pasi mendonte se mund të luftonte për fitore. “Siç shihet nga imazhet unë nuk kisha faj”, – ka thënë ai.

“Jam tepër i zhgënjyer sepse ndjehesha super i fortë, gjithnjë duke parë ritmin mund të kisha luftuar për vendin e dytë ose ndoshta për fitoren, – ka vijuar piloti i skuadrës kliente të “Dukati”-t. – Marku erdhi për të më kërkuar falje, kjo është një gjë e mirë nga ana e tij, por ai shkatërroi garën time. Dhe ky është problemi kryesor. Ai nuk e kontrolloi manovrën në mënyrën e duhur, nuk kishte hapësirë.”

“Shpresoj që ai të mësojë nga ky  rast për të ardhmen”, – shtoi Horhe Martin, i cili sidoqoftë refuzoi të komentojë nëse Mark Markezi meriton një dënim për këtë gjë që bëri në Silverstoun, por shpreson që drejtuesit e garë të bëjë punën e tyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh