Moto GP / Lorenco thyen rekordin në prova, niset i pari në Francë

Share Button

Horge-Lorenco

AlbanianSport.com 07.05.2016 19:35

ASNN – Do të jetë Horge Lorenco i “Jamahas” ai që do të niset të dielën i pari në Garën e Çmimit të Madh të Francës në Moto Xhi-Pi. Lorenco, i cili niset kështu për të parën herë i pari në Lë Mansh, la prapa Mark Markezin dhe Janonen. Të gjitha emocionet e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë të dielën, duke nisur nga ora 14:00, edhe garën e Francës.

Niveli më i lartë i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP, ka zhvilluar të shtunën pasdreke provat zyrtare të garës së tij të 5-të të këtij sezoni dhe do të jetë Horge Lorenco i “Jahamas” ai që do të niset të dielën i pari në Garën e Çmimit të Madh të Francës. Në fakt, gjatë gjithë qëndrimit të tij në pistën e Lë Manshit, Lorenco nuk doli jashtë dyshes së parë, sa i përket kohëve më të shpejta, por në provat zyrtare e theu rekordin e deritanishëm, duke i përshkuar 4.2 kilometrat me kohën 1 minutë, 31 sekonda dhe 975 të mijtat.

Lorenco, i cili niset kështu për të parën herë i pari në Lë Mansh, la prapa Mark Markezin dhe Janonen. Për Markezin e “Honda”, kjo është hera e 5-të në po aq gara të këtij sezoni, që do të niset në 3-shen e të parëve, ndërsa për Andrea Janone i “Dukatit” kapërceu edhe një rrëzim gjatë provave, duke regjistruar kohën 1 minutë, 32 sekonda e 469 të mijtat. Në rreshtin e dytë, Pol Espargaro niset nga vendi i 4-t, i shoqëruar nga Andrea Doviciozo dhe Bredli Smith.

Fituesi i garës së mëparshme, asaj të Spanjës, Valentino Rosi, do të niset i pari në rreshtin e 3-të, pozicioni i tij më i keq që nga ai vend i fundit në Valencia dhe hera e parë që nga viti 2015 në Australi që niset nga ky pozicion. Të gjitha emocionet e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

AlbanianSport.com 30/01/2024 18:55 ASNN – Befason Hemiltoni: Mund të qëndroj një vit pushim

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

AlbanianSport.com 26/01/2024 19:50 ASNN – Lando Norris rinovon kontratën, britaniku nënshkruan

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh