AlbanianSport.com 14.11.2016 17:00
ASNN – Mark Markez, “kampion bote” në motoçiklizëm, Lorenco triumfon në Valencia. Piloti i Jamahas, që më 2017-ën do të jetë pjesë e Dukatit, është përqafuar për herë të fundit me pjesëtarët e kompanisë, ndërsa u ka dhënë atyre një vend të tretë në renditjen e përgjithshme. Në përfundimin të Çmimit të Madh të Valencias kanë folur edhe pilotët protagonistë.
“Jam i lumtur, – ka thënë fituesi i garës, Horhe Lorenco. – Tani mund të çlodhem plotësisht. Ka qenë një fundjavë e përkryer. Kam mbyllur në përsosmëri dhe në mënyrën më të mirë të mundshme këto 9 vjet me Jamahën”. Ndërkohë, kampioni i ri i botës, Mark Markez, ka vajtuar fillimin e garës.
“Kam pasur një nisje të keqe për shkak të një problem në freksion, – ka thënë spanjolli i cili ka rrëmbyer kurorën e 3-të në 4 sezonet e fundit. – Kështu që kam humbur pozicione. Më janë afruar të tjerët dhe kam filluar të sulmoj atëherë kur kam pasur mundësi.”
“Ndoshta me dy xhiro më shumë do të mund të kisha fituar, – ka vijuar ai. – Por të paktën Lorenco e ka merituar suksesin”. Ndërsa Andrea Janone i vendit të 3-të, tha: “Ka qenë një garë shumë e vështirë. Për mua ishte një ngjitje e rëndësishme në podium. Duhet të falënderoj sërish “Dukati”-n për mbështetjen që më ka dhënë në këto vite.”