Moto GP / Kuartaro: S’jam këtu për të luajtur letra, por Markez mbetet pretendent

Share Button

AlbanianSport.com 25/03/2020 23:30

ASNN – “Unë thashë që nuk jam plotësisht i përgatitur për të luftuar për Botërorin, por, natyrisht, që do të jap gjithçka.” Kështu u përgjigj Fabio Kuartararo, gjatë intervistës së dhënë për faqen zyrtare të Moto GP-së, kur u pyet për synimet e tij për këtë Botëror. Përkundër kësaj, është fakt se shumë tifozë dhe anëtarë të skuadrave tashmë e konsiderojnë atë si kundërshtarin kryesor të Mark Márkezit, sidomos pas paraqitjes së jashtëzakonshme që ai bëri sezonin e kaluar. “Ne kemi një motor dhe një ekip të mirë, por duhet të jemi të përqendruar”, – ka theksuar ai.

“Unë nuk jam këtu për të luajtur letra, – ka vijuar Kuartararo. – Unë jam këtu për të bërë gara shumë të mira. Kjo do të varet nga mënyra se si do të fillojë sezoni, si ndjehem me motorin, të arrijmë rezultate të mira dhe mbase të luftoj për një vend të mirë në Botëror. Por unë nuk e shoh këtë vit si një kalim në 2021.”  Po kështu, piloti i “Petronas Jamaha STR” konfirmon se inxhinierët e skuadrës japoneze, kanë arritur të verifikojnë paraprakisht se 2020 YZR-M1 është një hap përpara krahasuar me modelet paraardhëse të tij.

Një kornizë që edhe pse nuk ka dallime të mëdha, përfshin përmirësime të tilla si “holeshot” ose “butoni magjik” që rrit paraqitjen e tij. “Ne ishim 100% të gatshëm, – tha piloti francez. – Kjo është një gjë e mirë për fillimin e sezonit. Sigurisht që Marku nuk është 100% fizikisht, por me siguri ai, nëse do të kishte patur një garë në Katar, do të kishte qenë përpara. Por “Honda” dukej se po vuante pak në testet e Katarit. Por shpresoj që skuadra dhe fabrika e “Jamaha”-s të punojnë pak më shumë. Shpresoj të garoj sa më shpejt.”

“Pamë që motori ka më shumë potencial. Duhet të përshtatem me të”, – ka shtuar ai. Fabio Kuartararo mendon se do të jetë fizikisht e vështirë të kthehet në aktivitet pasi kriza COVID-19 nuk e lejon një kthim në normalitet dhe gara. “Sigurisht, gjithçka që lidhet me virusin është një çështje e madhe, por gjëja më e rëndësishme është të jesh në 100 % për qind të formës, me një trup të shëndetshëm, – ka theksuar piloti i skuadrës kliente të prodhuesit japonez të motorëve. Fizikisht mund të bësh gjithçka në shtëpi.”

“Sigurisht që do të jetë e vështirë sepse do të kemi një pushim më shumë se dy muaj. Do të shohim, por mendoj se kemi bërë një punë të mirë periudhën para fillimit të sezonit. Garat në Moto GP janë ëndrra ime”, – ka përfunduar piloti francez i “Petronas Jamaha STR”, – Fabio Kuartaro.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh