AlbanianSport.com 02/09/2019 18:20
ASNN – Tek “Honda” ende besojnë se Horhe Lorenco do të kthehet në ditët e tij më të mira. Drejtori teknik i “Honda”-s, Jokojama, pohon se 3 herë kampioni i botës në Moto GP ende nuk është përshtatur me motorin e skuadrës japoneze. Por, pas rikthimit nga dëmtimi. të gjithë besojnë se Lorenco do të rikthehet në garë. “Ne jemi në një moment negativ. Por në jetë, kështu ndodh, sapo kalon momentin negativ, vetëm gjëra të mira do të ndodhin.”
Këto kanë qenë fjalët e përdorura nga Takeo Yokoyama, drejtori teknik i “HRC Repsol”, për të ratifikuar besimin e ekipit japonez te Horhe Lorenco. Ky i fundit po vuan shumë për të gjetur bashkëpunimin me motorin e tij, sidomos në gjetjen e këndit të duhur gjatë frenimit me “RC213V”. I pyetur në lidhje me këto pengesa, Jokojama pranon se përshtatja e kampionit të trefishtë në Moto GP me karakteristikat e motorit japonez është më e ngadaltë nga sa pritej.
Por qëllimi kryesor i saj është që të kthehet të drejtojë motorin. “Eshtë e vërtetë që kërkon më shumë kohë përshtatja e tij me motorin, më shumë nga sa pritej, – ka pohuar zyrtari japonez. – Kjo edhe për shkak të stilit të tij të veçantë të dhënies së motorit. Ne e dinim se nuk do të ishte e lehtë për të të adaptohej te Honda dhe as e lehtë për ne të bënim një motor më të mirë për të. Ai është rrëzuar disa herë, por tani pas dëmtimit është më mirë, edhe pse e dimë që nuk do të jetë 100%.”
“Pas një kohe të gjatë pa motor, është e vështirë të gjesh shpejtësinë” – tha ai. Jokojama ka theksuar se ata po punojnë njëkohësisht për të 3 pilotët, Mark Markez, Horhe Lorenzo dhe Kal Kratçlou, por të 3 ata kanë kërkesa dhe drejtime krejtësisht të ndryshme.